45-vjeçarja ndahet nga burri dhe konvertohet në fenë islame, për t’u martuar me 31-vjeçarin

Shpërndaje

Një nënë e nëntë fëmijëve, që braktisi burrin e saj për një burrë më të ri nga Gambia, thotë se e njohu atë online dhe se është konvertuar në fenë islame vetëm që të mund të martohet me të.

Heidi Hepworth, 45 vjeçe, mban hixhab dhe i lutet Allahut çdo ditë, ndërsa përgatitet për ditën e saj të madhe.

Ajo ka planifikuar dasmën e saj në një xhami në Gambi, aty ku shumica e popullsisë janë myslimane dhe vend ky për të cilin Heidi thotë “se është vendi më i lumtur dhe më i mirë sesa në Britani”. Heidi u nda me burrin e saj pas 23 viteve, kur e gjeti dashurinë e saj në Facebook.  Kurse burri i saj, Andy, 45 vjeç, thotë se gruaja e tij është në krizë dhe iu ka shpërlarë truri.

Heidi planifikon të shpërngulet atje pasi të martohet, sapo të kryhet puna e divorcit. Ajo ka gjashtë fëmijë me Andyn dhe tre të tjerë nga një martesë e mëparshme.

Loading...