A do të ikë edhe Janakieski drejt Hungarisë!

Shpërndaje

Pas ikjes së ish kryeministrit Nikolla Gruevski drejt Hungarisë pritet që drejt Budapestit të ikë edhe ish ministri i transporti dhe lidhje, Mile Janakievski. Burime të “Zhurnal” mësojnë se Gruevski, dy javë para se të iket drejt Hungarisë është parë duke u futur në ambasadën hungareze së bashku me ish-ministrin Janakieski, njëherësh mikun e tij më të mirë në qeverisjen e tij.

Pas, ikjes spektakolare të Gruevskit shtrohet pyetja se a është dokorduar në ambasadën hungareze edhe ikja e Mile Janakieskit, dhe ministrave të tjerë drejt Hungarisë.

Ndryshe, ish ministri Janakievski akuzohet për një sërë rastesh të ndryshme ai “Toplik”, “Titanik 3” etj. Në rastin “Toplik”, ish Janakievski akuzohet nga prokurorira special se në kundërshtim me ligjin ka formuar Komision për shitje të tokës dhe ndërtimin e kompleksit banesor elitë “Qyteti i diellit” në Shkup. Në këtë rast, dyshohet se është dëmtuar buxheti ishteit për 1 milionë e 44 mijë euro.

Loading...