A ka dorë Vuçiqi në ikjen e Gruevskit drejt Hungarisë?

Shpërndaje

Duke pasur parasysh lidhjen e fortë Gruevski-Vuçiq dhe faktin se nga viti 2017, Gruevski nuk disponon me pasaportë, pasi i është konfiskuar nga gjykata, është pak e besueshme që autoritetet serbe të mos kenë dorë në ndihmën e ikjes së Gruevskit drejt Hungarisë. Këtë dilemë e ngrit analisti maqedonas, Vladimir Petreski, i cili në profilin e tij në Twitter ka shkruar se Vuçiçi mund të ketë ndihmuar Gruevskin që pa pasaportë të kalojë dy kufijtë – atë Maqedoni-Serbi dhe Serbi-Hungari, shkruan gazeta KOHA.

“Duke pasur parasysh lidhjen e fortë Gruevski-Vuçiq dhe faktin se nga viti 2017, Gruevski nuk disponon me pasaportë, pasi i është konfiskuar nga gjykata, është pak e besueshme që autoritetet serbe të mos dorë në ndihmën e ikjes së Gruevskit drejt Hungarisë”, shkruan Petreski.

Vlen të theksohet se prej vitesh, Gruevski kishte thelluar bashkëpunim të madh me Beogradin zyrtar, ndërkohë që Vuçiqi në disa paraqitje nuk e kishte fshehur simpatinë ndaj VMRO-së dhe personalisht ndaj Gruevskit.
Së fundmi, raporton KOHA, Vuçiqi kishte komentuar edhe referendumin e 30 shtatorit, ndërsa kishte apeluar që “të respektohet vullneti i qytetarëve kundër Marrëveshjes së Prespës”.

Loading...