A ka funksionarë të BDI-së që po bëhen gati për azil, duke zbrazur llogaritë bankare?

Shpërndaje

A kanë filluar funksionarë aktualë, ose të mëhershëm të Bashkimit Demokratik për Integrim të zbrazin llogaritë e tyre bankare, që kohën e fundit konsiderohet si shenjë e fundit para ikjes nga Maqedonia për të kërkuar azil jashtë vendit?

Është kjo pyetja e Gazetës Lajm parashtruar sot, por që nuk gjeti asnjë përgjigje zyrtare. Institucionet që përcjellin lëvizjet e dyshimta nëpër xhirollogari, janë tepër diskrete për shkak të ndjeshmërisë së rasteve.
Sidoqoftë, Gazeta Lajm me dashamirësi i këshillon nëse ka të tillë, të bëhn pishman dhe të mos i zbrazin llogaritë bankare, sepse brenda 24 orëve mund të përfundojnë në burgun e Shutkës.

Megjithatë, jozyrtarisht njoftojnë se janë duke përcjellur të gjitha llogaritë e ish funksionarëve që posedojnë mbi 100 mijë euro. Poashtu po bëhen përpjekje përmes kanaleve zyrtare e jozyrtare të sigurohen informacione edhe prej institucioneve të vendeve të huaja, ku eventualisht posedojnë xhirollogari shtetas të Maqedonisë të dyshuar për vepra kriminele.

Opinioni tashmë e din se ish kryeministri Nikolla Gruevski para se të ikë në Hungari ka zbrazu llogaritë e tij bankare, kurse spekulohet se një gjë të tillë ka filluar ta bëjë edhe ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, pak para se të arrestohet.
Për momentin figura kryesore nga radhët e BDI-së të dyshuar nga PSP janë kryetari i partisë dhe patrioti i shquar, Ali Ahmeti si dhe zëvendëskryeministri, Bujar Osmani./Lajm/

Loading...