Aksident në hyrje të fshatit Rashçe, treni e ka goditur autobusin (FOTO)
Sot rreth ores 10:30 ka ndodhur një aksident rrugor në hyrje të fshatit Rashçe ku treni i ka rënë autobusit me linjë 11, i cili kalon në këtë fshat, transmeton Portalb.mk.
Sipas informative që kemi arritur t’i marrim, në autobus nuk ka pasur udhëtarë të tjerë përveç shoferit, gjendja shëndetësore e të cilit ende nuk dihet si dhe nuk dihet se çfarë dëmi material konkretisht është shkaktuar. Rruga në hyrje të fshatit është e bllokuar dhe për më tepër informata presim njoftim nga Ministria e Punëve të Brendshme, ku pjesëtarë të policisë ishin në vendngjarje.
Foto: Rinia e Fshatit Raçe
Loading...