Alarmohen shqiptarët në Veri: Dikush po i hulumton pasuritë nëntokësore

Shpërndaje

Banorët e Vllahisë janë ankuar se persona që prezantohen si të huaj, por që flasin serbisht kanë shkuar në Vllahi për të hulumtuar, siç thonë ata, për nëntokën e Vllahisë dhe të Zjaçës, në të cilat deri më tani janë bërë 37 shpime hulumtuese që kanë rezultuar me rezerva të mëdha të mineraleve të çmueshme për tregun ndërkombëtar.
Ideja e shkëmbimit të territoreve dhe e korrigjimit të kufirit me Serbinë, të cilën e promovon presidenti Hashim Thaçi, vazhdon të mbetet shqetësim i madh për shqiptarët e pjesës veriore të Kosovës. Me gjithë kundërshtimet banorët e fshatrave shqiptare, Vllahi, e cila i takon komunës veriore të Mitrovicës, por edhe të fshatrave Kelmend, Boletin, Zhazhë, Koshtovë, Bistricë e Cerajë, që u takojnë komunave Zveçan e Leposaviq, jetojnë me frikën se vërtet do të vijë deri te shkëmbimi i territoreve, që nënkupton që komunat veriore t’i kalojnë Serbisë bashkë me fshatrat shqiptare.

Banorët e Vllahisë, të cilët vazhdimisht potencojnë se e ndiejnë veten si pjesë e komunës jugore të Mitrovicës, janë ankuar se ditëve të fundit fshatin e tyre e vizitojnë njerëz të panjohur, të cilët prezantohen si të huaj, por që flasin serbisht. Ata kanë takuar nënkryetarin e Mitrovicës Faruk Mujkën, të cilit ia kanë shprehur shqetësimet e tyre, por edhe i kanë kërkuar që të ndërmarrë hapa për ta hulumtuar situatën, e cila mund të jetë, siç thonë ata, “fatale” për ta dhe fshatin e tyre.

Loading...