Apeli i DASH: Gruevski duhet të vuajë dënimin në Maqedoni

Shpërndaje

Një përfaqësues i Departamentit Amerikan të Shtetit tha për Politiko.eu, se Gruevski, i cili ka kërkuar azil politik në Hungari duhet të vuajë dënimin me burg në vendin e tij.

Në deklaartën për media të DASH shkruhet se Gruevski ka qenë i dënuar në nga gjykata e Maqedonisë me një proces të drejtë dhe transparent për keqpërdorimet e detyrës zyrtare me dy vjet burg.

Dënimi është konfirmuar dhe nga instanca të tjera gjyqësore. Gruevski është i akuzuar edhe në katër lëndë të tjera penale. “Ne vlerësojmë se proceset gjyqësore në Maqedoni duhet të vazhdojnë, ndërsa Nikolla Gruevski duhet të përgjigjet para sistemit gjyqësor të Maqedonisë”, përfundon deklarata.

Loading...