Arrestohen tre të dyshuar për ekzekutimin e Oliver Ivanoviq (Video)
Shpërndaje
Alarmet u lëshuan ende pa zbardhur dita.
Përmes tyre, autoritetet në veri të Mitrovicës ua bënë me dije banorëve të kësaj pjesë se diçka e madhe ndodhi andejpari.
Në fakt, para mëngjesit, në këtë qytezë u shfaqën njësitë speciale të policisë kosovare të cilat arrestuan katër persona, tre prej cilëve të dyshuar në lidhje me vrasjen e ish politikanit serb Oliver Ivanoviq, njofton Klan Kosova.
Plani u quajt i suksesshëm, ndonëse dy persona, njëri nga të cilët është Milan Radojiciq, nënkryetar i Listës Serbe, shpëtuan pa u kapur.
Kronikë nga Halil Berisha.
Loading...