Artan Grubi: ASH dhe BESA e dijnë se rregullorja i përjashton amendamentet e tyre
Deputeti i BDI-së, Artan Grubi në debatin në RTK ka folur për amendamentet e dy partive shqiptare ASH dhe Lëvizja BESA e Kasamit për cështjet që kanë të bëjnë me gjuhën shqipe dhe përcaktimin e etnitetit shqiptar në vend të 20 për qindshit në Kushtetutë.
“Proceduralisht dy nga kërkesat që i propozojnë janë jashtë rregullores dhe nuk mund fare të procedohen. Për arsye i adresohen neneve që nuk janë subjekt ndryshimi, psh neni 7 që ka të bëjë me përdorimin e gjuhës nuk mund të bëhen subjekt ndryshimi.”, theksoi Grubi.
Sipas tij, këto amendamente të tyre bëhen për nevoja për propagandës politike, por nuk mund të procedohen , sepse nuk mund të hyjnë në procedurë. Ai thotë se do të ndërhyhet në nenin 1 ku nënvizohet Marrëveshja e Ohrit dhe neni 4 ku do të theksohet edhe diaspora shqiptare.