Avdullah Hoti sqaron se pse katër deputetë të LDK-së nuk votuan për rezolutën e iniciuar nga kjo parti

Shpërndaje

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka sqaruar se katër deputetë të këtij grupi nuk kanë pasur mundësi që të jenë të pranishëm në seancë për të votuar për rezolutën e induar nga kjo parti për të kundërshtuar prekjen e kufirit shtetëror.

“Katër deputetë të LDK sot nuk kanë pasur mundësi të jenë në seancë për të votuar. Të katërtit më kanë njoftuar paraprakisht për pamundësinë e prezencës së tyre në seancë. Kjo është e vërteta”, ka thënë Hoti, njofton Klan Kosova.

“Stafi i Grupit Parlamentar është kurdoherë i gatshëm dhe në dispozicion të medieve për informim të drejtë e të plotë”, ka shkruar ai në Facebook.

Loading...