Bahtiri: Bashkimi i Mitrovicës, e drejtë e qytetarëve

Shpërndaje

Bahtiri tha se kërkon nga kuvendarët që ta bëjnë realitet këtë kërkesë Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri në një konferencë për media pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Mitrovicës tha se kjo inciativë duhet të gjejë mbështetje edhe te kuvendarët që ta bëjnë realitet kërkesën për bashkimin e Mitrovicës.

“Sot me propozimin tim, dhe unë mendoj se kjo është e drejtë e qytetarëve, iniciativa për ndryshimin e ligjit për kufijtë administrativë duhet të dërgohet në qeveri. Pastaj dhe ajo do ta përgatisë ta çojë në Kuvend. Kërkoj nga Kuvendi ta realizojë këtë kërkesë tonën pasi që kemi bërë të pamundurën që të bashkëpunojnë me veriun por ajo nuk ka ndodhur”, tha Bahtiri.

I pyetur se në rast se nuk kalon kjo kërkesë në Kuvend, çfarë do të ndodhë, ai tha se si pushteti lokal dhe ai qendror janë të thirrur ta dëgjojnë qytetarin, dhe që sipas tij nuk duhet të lihet populli nën mëshirën e Zotit. I pyetur se a e di Behgjet Pacolli për këtë ide tha se po kam biseduar dje me zotin Behgjet Pacollin.

Kuvendi Komunal i Mitrovicës me vota unanime ka votuar pro-rezolutës me të cilën i kërkon Qeverisë së Kosovës që t’i ndryshojnë disa nene të ligjit me të cilin bashkohet Mitrovica. Votimi ndodhi në një seancë të jashtëzakonshme për inicimin e ndryshimit të Ligjit për kufijtë administrativë të komunave me qëllim të bashkimit të Mitrovicës. Kuvendi Komunal i Mitrovicës mbajti seancë të jashtëzakonshme për inicimin e ndryshimit të Ligjit për kufijtë administrativë të komunave me qëllim të bashkimit të Mitrovicës. Kryetari i komunës së Mitrovicës, si propozues i pikës së rendit të ditës, Agim Bahtri tha se e thirri këtë mbledhje për t’i propozuar Qeverisë së Kosovës që të nis procedurën në Kuvendin e Kosovës për të ndryshuar ligjet që e kanë ndarë Mitrovicën. Bahtiri arsyetoi se kjo ishte kërkesë e qytetarëve të Mitrovicës si në veri dhe jug, sepse Mitrovicën e kanë ndarë pa dëshirën e tyre. Ai tha se çdoherë ofroi përkrahje për komunat tjera në veri, por ish-kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Rakiq çdoherë ishte ai që nuk i ka përfillur kërkesat e tij dhe shqiptarëve në veri. Madje, sipas Bahtirit, Rakiq kontriboi për pastrimin etnik të pjesës veriore./21Media

Loading...