Barbaria mesjetare dhe racizmi “demokratik“
Nga, Abdulla Mehmeti
Kushtetuta që nuk ta përmend përkatësinë tënde kombëtare, të ofendon dhe përçmon si përqindje, jo si shqiptar, ndërsa gjuhën tënde amtare ta përbuz si „gjuhë e bashkësisë“ dhe „gjuhë e tyre“, jo si gjuhë shqipe që ta ka mësuar nëna në djep, mund të votohet vetëm nga një i shitur dhe TRADHTAR!
Ky shovinizëm i papërmbajtur, kjo urrejtje patologjike ndaj shqiptarëve është RACIZËM dhe BARBARI mesjetare, që nuk mund të kalojë në shekullin XXI, në emër të demokracisë, të bashkëjetesës dhe integrimeve europiane dhe euroatlantike!
Ky është turp për pushtetin në Maqedoni dhe sidomos për përfaqësuesit shqiptarë.
Kthjelluni o njerëz të humbur, ejani në vehte, se kjo nuk mund të kalojë mbi shqiptarët!
(4 nëntor 2018)
MARRËVESHJA E OHRIT DHE ARSIMIMI NË GJUHËN SHQIPE NË MAQEDONI*
Nëse përfshihet Marrëveshja e Ohrit në preambulën e Kushtetutës, shqiptarëve do t’u garantohet arsimimi në gjuhën amtare vetëm në shkollat fillore dhe të mesme, jo edhe në institucionet e arsimit të lartë – Universitet!
Në „rrethana të volitshme“ pushteti mund ta shfuqizojë ose ta ndryshojë ligjin dhe shqiptarëve t’ua ndalojë arsimimin në gjuhën amtare në nilet universitar, sepse kjo e drejtë nuk u nihet me Kushtetutë, ashtu siç ka vepruar në të kaluarën me ligjin për përdorimin e Flamurit shqiptar të vitit 1973, në vitin 1997, si dhe me ligje të tjera.
Çështja e arsimimit universitar në gjuhën amtare shqipe është rregulluar pjesërisht vetëm me Ligj, jo edhe me Kushtetutë!
* Sipas Marrëveshjes së Ohrit:
“Arsimimi dhe përdorimi i gjuhëve
Lidhur me shkollimin fillor dhe të mesëm, mësimi do të zhvillohet në gjuhën amtare të nxënësve, e njëkohësisht në mbarë Maqedoninë do të aplikohen standardet e unifikuara për programet akademike.”
Sipas Kushtetutës, me ndryshimet e vitit 2001 në frymën e Marrëveshjes së Ohrit, ja si është zgjidhur çështja e arsimimit „në gjuhën e tyre“ (për pjesëtarët e bashkësive etnike, ndërsa gjuha shqipe fare nuk përmendet si gjuhë amtare):
„A M E N D A M E N T I VIII
1. Pjesëtarët e bashkësive kanë të drejtë lirisht ta shprehin, kultivojnë dhe zhvillojnë identitetin dhe veçoritë e bashkësive të tyre dhe t’i përdorin simbolet e bashkësisë së tyre.
Republika ua garanton të gjitha bashkësive mbrojtjen e identitetit etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar.
Pjesëtarët e bashkësive kanë të drejtë të themelojnë institucione kulturore, artistike, arsimore, si dhe shoqata shkencore dhe shoqata të tjera me qëllim të shprehjes, kultivimit dhe zhvillimit të identitetit të tyre.
Pjesëtarët e bashkësive kanë të drejtë të ndjekin mësimin në gjuhën e tyre në arsimin fillor dhe të mesëm, në mënyrë të përcaktuar me ligj. Në shkollat në të cilat arsimimi zhvillohet në gjuhë tjetër, mësohet edhe gjuha maqedonase.
2. Me këtë amendament zëvendësohet neni 48 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.“
(3 nëntor 2018)