Black Friday, në Itali edhe agjencitë funerale bëjnë ulje

Shpërndaje

Uljet e mëdha që mbërrijnë me Black Friday, dita pas festës së Falenderimeve në Shtete e Bashkuara, është bërë popullore kudo edhe në Itali dhe në çdo sektor, përfshirë edhe atë funeral.

Kështu Outlet i Funeralit të Cologno Monzese (Milano) propozon një skonto në 20% për ata që blejnë paketën e varrimit sot.

Paketa e ofruar nga agjencia funerale, ofron që çdokush mund të blejë për Black Friday këtë paketë të skontuar dhe mund ta ketë në momentin që vdes.

“Edhe ne si të gjithë ndërmarrjet e mëdha, kemi vendosur të aplikojmë një tarifë speciale për klientët që blejnë këtë paketë elegante në ditën e të premtes-ka shpjeguar Rossella Dell’Oca, drejtore teknike e Odf. Sektori funeral, duhet të mbetet në një hap me kohën. Kushdo është i interesuar mund të na kontaktojnë” shkruhet në njoftim.

Loading...