Bora i shton bukurinë Rugovës, kështu duket natyra atje në këtë mëngjes (Video)

Shpërndaje

Borë ka renë sot edhe në Rugovë, atje ku natyra merr një pamje krejtësisht tjetër në çdo stinë të vitit, shkruan “Zëri.Info”.

“Zëri.Info”, ka siguruar fotografi nga kjo pjesë e Rugovës ku pamjet e natyrës mahisin me bukurinë.

Siç mëson “Zëri”, temperaturat janë -4 gradë atje, ndërsa pasdite mund të ketë reshje akoma të borës.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat gjatë ditë së shtune vende-vende do të shoqërohen me riga të dobëta shiu, kurse në viset malore me lartësi mbidetare mbi 1500m pritet të bien fjolla të dobëta bore.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes. Java e ardhshme sjell reshje shiu dhe erëra me shpejtësi mbi 20m/s”, thuhet në njoftim.

Pamjet më poshtë janë të realizuara nga një lartësi ku mund të shihen mjaftueshëm bukuritë natyrore të Rugovës nga Restauranti “Të Liqeni”, në atë pjesë.

Loading...