Borxhi i ri 600 milion euro nuk është problem për Angjushevin

Shpërndaje

Sipas zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike, Koço Angjushev, borxhi publik nuk rritet në mënyrë të përshpejtuar, por shënon stagnim në rritjen e tij. Ai thotë se shteti ka hyrë në ujëra më të qeta krahasuar me vitet e tjera dhe tani ekziston stabilitet më i madh në politikën fiskale. Sipas projektimeve të Qeverisë për buxhetin e vitit të ardhshëm, borxhi publik në vitin 2019 do të rritet për 600 milionë euro. Zyrtarisht, borxhi publik tashmë ka tejkaluar 5 miliardë euro.

Loading...