“Dekorata e Flamurit”, Meta nderon ish-presidentin Stjepan Mesiç (Video0

Shpërndaje

Në 106-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, kreu i shtetit shqiptar Ilir Meta ka dekoruar ish-presidentin e Kroacisë, Stjepan Mesiç me dekoratën e “Flamurit Kombëtar”.

Sipas Metës ky nderim vjen për përpjekjet e vazhdueshme që ka patur ish-presidenti Mesiç në mbrojtjen e interesave të shqiptarëve në Ballkan.

Gjatë fjalës së tij, Meta theksoi faktin se Mesiç ka mbrojtur interesat e Kosovës dhe të përpjekjeve të saj për Pavarësi.

“Sot ne kujtojmë të gjithë ato miq që na kanë ndihmuar për të realizuar idealet tona kombëtare. Ndaj sot të gjithë së bashku, jemi mbledhur për të dekoruar presidentin Stipe Mesiç dhe ti shprehim mirënjohjen për gjithçka ka bërë për popullin shqiptar.
Presidentin është një mik i pazëvendësueshëm, i cili ka mbrojtur me të drejta e shqiptarëve. Presidenti ka më shumë se 50 vite në mbështetje të shqiptarëve. Në momentet më të vështira të kombit shqiptar, ku regjimi i Milloshevicit ndaj Kosovës e kundërshtoi me forcë, një luftë e cila përgjaku Kosovën. Ai ishte një zë i fortë kundër masakrave dhe spastrimeve etnike, e cila e shoqëroi këtë luftë.
Si presidenti i Kroacisë në dy mandatet e tij vijojë të mbrojë kauzën e Kosovës dhe të pavarësisë së saj. Ai është një avokat i palodhur i mbrojtjes së zërave të shqiptarëve në Maqedoni dhe në Luginën e Preshevës.
Kontributi i tij ka qenë shumë i vyer, por sot në ditën e flamurit tonë kombëtar ndaj këtij burri të shtrenjtë kam nderin ta dekorojë me dekoratën e “Flamurit Kombëtar”. Faleminderit edhe njëherë zoti president për gjithçka ke bërë për Shqipërinë”, tha Meta.

Pas marrjes së çmimit, ish-presidenti i Kroacisë i cili e ushtroi këtë post për 10 vite radhazi theksoi se dekorata është një vlerësim për punën dhe një forcë për të vijuar përpara në të njëjtin mision.

Ai foli edhe për regjimin e Millosheviçit, i cili sipas tij luftoi për Serbinë e Madhe, por në fund kjo nismë përfundoi me zero centimetra të fituar duke lënë 100 mijë të vrarë.

“Sot e pranoj këtë dekoratë për atë që kam bërë, por edhe për atë që më duhet të bëjë. Siç e dini edhe ju, unë kam qenë për 10 vite në krye të Kroacisë. Kam punuar dhe bashkëpunuar me Shqipërinë si dhe të drejtat e shqiptarëve në Ballkan.

Si president jam angazhuar për të drejta dhe të padrejta që iu janë bëra atyre në Jugosllavi. Në krye të Serbisë ka qenë Millosheviç, i cili nuk ka pranuar federatën dhe konfederatën. Ai ishte mbështetë i Serbisë së Madhe të Pastër. Njëherë ka qenë Tito me karizmën e tij.

Tito ka ikur nga jeta. Faktori i dytë integrativ ka qenë partia Komuniste është shkatërruar, Faktori i tretë ka qenë ushtria jugosllave. Për Milloshevici as kushtetuta as ligji nuk kanë patur rëndësi.

Milloshevici ka qenë kundër çdo marrëveshje, ai ka qenë nismëtar i luftërave dhe zgjerimin e kufijve. Mbi 100 mijë të vdekur. Ai nuk ka fituar asnjë centimetër kufij. Ne tani kemi një absurd, shumë flasin që Milloshevici ka patur ide të mira, por nuk i ka realizuar. Një politikë të gabuar. Kjo është njësoj sikur të themi se Hitleri në Gjermani ka patur ide të mira, por nuk i ka realizuar. Drejtimi drejt BE. Britania e Madhe ka dalë nga BE, ajo është në fakt në proces të ndarjes. E rëndësishme është që Europa të bashkohet së bashku me vendet e Europës Juglindore”, tha mes tjerash, Mesiç.

Loading...