Deputeti i Merkelit: Shqiptarët e Maqedonisë të pakënaqur, mund të kthehen konfliktet etnike

Shpërndaje

Diplomati gjerman Kristijan Helbah tha se nuk guxon të tregojë në opinion se çka do të ndodhë nëse nuk kalon Marrëveshja e Prespës, e më pas sqaroi se pse ky do të ishte një lajm shumë i keq për Maqedoninë, raporton DW.

“Te një pjese e popullatës në Maqedoni lojaliteti ndaj shtetit varet nga avancimi i vendit në rrugën euroatlantike “, theksoi Helbah.
“Kam frikë se thekset nacionaliste ose etnike sërish do të rriten. Nëse Maqedonia nuk arrin të shënojë progres, kjo do të ketë pasoja për stabilitetin”, paralajmëroi diplomati gjerman.

Këtyre vlerësimeve iu bashkëngjit edhe deputeti i CDU-së, Torsten Fraj, transmeton gazeta Lajm.

“Vërehet se vitet e fundit popullata shqiptare në Maqedoni është e pakënaqur. Nëse nuk ka perspektivë të qartë për vendin, kjo mund të thotë konflikte të reja etnike”, ka theksuar deputeti Fraj.

Në debat ka pasur edhe kritika në llogari të qeverisë aktuale për tempo të ngadalësuar të reformave, por Helbah i ka hedhur poshtë, duke rikujtuar se kjo qeveri është në pushtet vetëm një vit e gjysmë.

Loading...