Dua Lipa si shqiponjë, uron shqiptarët për 28 Nëntor! (Video)

Shpërndaje

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa asnjëherë nuk harron që të uroj për ditët më të veçanta popullin shqiptar, shkruan Zëri.info.

23-vjeçarja nga Prishtina përmes llogarisë së saj në Instagram ka publikuar një video të cilën e kishte bërë muaj më parë në kryeqytetin e Kosovës në festivalin Sunny Hill Festival.

Ajo me rastin e Festës së Flamurit “28 Nëntor” ka publikuar këtë video shihet mjaftë e lumtur ku në dorë mbanë flamurin shqiptar kuq e zi dhe në prapavijë fansa të shumtë duke brohoritur emrin e saj.

Krahas videos Dua ka shkruar “Urime dita e flamurit ë me shumë dashuri ♥ëHappy Independence Day Albania! All my love xxx”.

Shikoni videon për më shumë. ZËRI

VIDEO

VIDEO

Loading...