E pabesueshme! Lek Plepi i bën ‘diss’ Noizyt dhe e ‘detyron’ atë t’i kërkojë falje publikisht (Video)

Shpërndaje

Fenomeni i rrjeteve sociale, Lek Plepi, më në fund është rikthyer fuqishëm në vëmendjen e mediave pas shumë kohësh mungesë.

Por këtë herë ai është përplasur me reperit më të famshëm shqiptar, Noizyn.

Duket se i pari që e ka ngacmuar ka qenë reperi, i cili me shaka ka publikuar një video Instagram dhe i ka etiketuar Lek Plepin.

Por ky i fundit siç duket është ndjerë i fyer nga ky fakt dhe menjëherë i është kundërpërgjigjur Noizyt me një video tjetër, ku i ka bërë “diss” reperit më të kërkuar shqiptar, madje edhe duke e “kërcënuar”.

Më pas ka ndodhur ajo që nuk pritej! Noizy ka vendosur të tërhiqet dhe t’i kërkojë ndjesë publike në rrjetet sociale, madje duke publikuar edhe videon e “diss”-t të Lek Plepit.

“Lek Plepi te kerkoj ndjesë, mbase je keq kuptuar. une ste Bej diss kurr ty ??. Dhe pse ky ishte dissi me I mire qe eshte ber kundra meje ndonje herë. Ty te bera dhe tag @lek_plepi Sepse ti VLEN ??”, shkruan Noizy përbri videos, duke tentuar kështu të bëjë paqe me Lek Plepin.

Tek video e mëposhtme do të mund të dëgjoni “diss”-in e Lek Plepit .

VIDEO

Loading...