Edi Rama nga Prekazi, uron Ditën e Flamurit

Shpërndaje

Dy qeveritë shqiptare, ajo e Shqipërisë dhe e Kosovës, pas mbledhjes së përbashkët që u mbajt në Pejë, kanë bërë homazhe në Prekaz.Ata kanë vendosur kurora lulesh pranë varrit të komandantit, Adem Jashari dhe të rënëve të tjerë.Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se Prekazi është vendi më i përshtatshëm për të uruar qytetarët për festat e Nëntorit.

“Nuk ka vend me të përshtatshëm për ti uruar festat e nëntorit se sa në këtë vend”, tha Rama.E, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se është nder që dy qeveritë janë në vizitë në Prekaz.“Ishim për nderim në Prekaz, vendi ku e bashkon tërë Kosovën. Kemi nderin qe jemi të dy qeveritë këtu”, tha ai.

Përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari falënderoi dy qeveritë për vizitën ne kompleksin Jasharaj.“I falënderoj për vizitën të dy qeveritë dhe ua uroj të gjithë shqiptarëve festat e nëntorit”, ka thënë Jashari.

Në homazhe ishte edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh edhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Vesleli.Ai tha se prioritet i Kosovës mbetet integrimi në Bashkimin evropian.“Urime të gjithëve festat e Nëntorit. Ne nuk do të ndalemi dhe askush nuk do ta ndal rrugëtimin tonë si komb. Prioritet mbi prioritet mbetet integrimi në Bashkimin Evropian”, ka thënë Veseli.

Loading...