Era me poza atraktive në veturë (Foto)

Shpërndaje

Era Istrefi po shijon sukseset e saj “Anything More” është projekti i fundit muzikor që këngëtarja shqiptare, Era Istrefi ka publikuar së fundmi. Kënga është në bashkëpunim me DJ e njohur botëror, Steve Aoki dhe është pjesë e albumit të tij më të ri, i cili titullohet “Neon Future III”. 24 vjeçarja së fundi ka udhëtuar në Gjermani, ku edhe mbrëmë ka performuar në një nga klubet e këtij vendi dhe ka ndezur atmosferën me hitet e saj, teksa ka rrëmbyer vëmendjen edhe me dukjen.

Këngëtarja është shfaqur e veshur me një bluzë të zezë të shkurtër, të kombinuar bukur me një palë pantallona ngjyrë rozë. Në rrjetin social Instagram ku numëron ndjekës të shumtë, Era ka publikuar disa fotografi duke pozuar në makinë si dhe video nga performanca e saj në Gjermani./TV21

Foto instagram:

Loading...