Exit Poll: Zgjedhjet kongresionale kanë të bëjnë me Donald Trump

Shpërndaje

Dy të tretat e votuesve amerikanë kanë thënë se vota e tyre sot për zgjedhjet kongresionale ka të bëjë me Donald Trump, sipas të dhënave të Exit Poll-eve të hershme, dhe shumica kanë thënë se kanë dalë në zgjedhje për të shprehur kundërshtimin ndaj Trump e jo mbështetjen për të.

Mbështetja për presidentin nëpër tërë vendin ka pësuar rënie, dhe shumica e elektoratit kanë vlerësuar se shumica e çështjeve të vendit janë duke shkuar në rrugë të gabuar. Por, shtatë në dhjetë persona kane thënë se ekonomia është në forme të mire dhe ata që janë deklaruar se kushtet financiare i kanë më të mira krahasuar me dy vjet më parë janë në numër më të madh se sa ata që kanë deklaruar se financat a tyre janë përkeqësuar.

Rreth katër në dhjetë votues në tërë vendin kanë deklaruar se problem kryesor është sistemi shëndetësor.

Dy në dhjetë persona kanë deklaruar ekonominë dhe emigrimin si problemet kryesore, dhe një në dhjete kane thënë se politikat për armë janë problematike.

Gjysma e votuesve kane vlerësuar si të rëndësishme zgjedhjet e grave dhe pjesëtarëve të komuniteteve në poste të larta politike.

Loading...