Fjalimi lamtumirës i dijetarit të madh, Jusuf El-Kardavit

Shpërndaje

Të shtunën në Stamboll filloi Asambleja e Përgjithshme e Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, ku do të zgjidhet edhe presidenti i ri i Unionit. Dr. Jusuf el-Kardavi, për shkak të moshës dhe sëmundjes, po tërhiqet nga posti, andaj me këtë rast e mbajti një fjalim para më shumë se 1.000 dijetarëve nga e gjithë bota:

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit

Falënderimi i qoftë Allahut me begatitë e Tij plotësohen veprat e mira, zbret e mira dhe begatia dhe realizohen synimet dhe qëllimet. Ai na udhëzoi, dhe po të mos na udhëzonte Allahu ne nuk do të ishim të udhëzuar, i sjellim salavatet më të mira dhe selamet për mësuesin që njerëzimit ia mësoi të mirën, që ua solli mëshirën, pejgamberin Muhamed (savs), për familjen dhe sahabët e tij, të cilët i besuan, e ndihmuan dhe e ndoqën dritën e cila iu shpall atij, ata janë të shpëtuar.

Ne e lusim Allahun që t’i japë begati këtij umeti, i cili e barti këtë mesazh nëpër shekuj, civilizime dhe popuj të ndryshëm, të cilët garuan dhe luftuan dhe me të cilin ky mision i lavdishëm i ndryshoi të gjitha. Këtë mision, Allahu i Plotfuqishëm e quajti me emrin “i dërguari i mëshirës”: Dhe, Na të kemi dërguar ty (o Muhamed!) vetëm si mëshirë për botët – njerëzit.

Vëllezër,

Unë i kam përgatitur disa fjalë, por unë nuk mund të lexojnë, unë i kam 93 vjet, tani nuk mund të lexoj mirë, gjithashtu, as nuk mund të mësoj përmendësh dhe tu tregoj njerëzve si më parë, por unë jam mësuar tu flasë njerëzve “nga koka”, por tani as këtë nuk mund ta bëj plotësisht.

Me rastin e këtij kongresi do të flas shkurtimisht.

Ne, dijetarët islamë, si Union i dijetarëve islam, … ky Union ka pasur një rol të madh dhe nuk është inferior ndaj këtij Ummeti, dhe ky ummet sot ka gati 2 miliard dhe ne dëshirojmë që ky Union, këtë mesazh t’ia përcjell mbarë botës.

Ne, që njerëzit na quajnë dijetarë të Islamit – po kush është dijetar islam? A është ky ai që e ka këtë ahmedi? Jo, secili prej njerëzve mund të blejë një ahmedi, ta vendosë në kokë dhe të thotë se është dijetar islam. Jo, dijetar islam është ai që e bartë këtë amanet madhështor, amanet që ka zbrit me Kuran, me Kuranin i cili i ka zbrit një populli që nuk e njihte shkencën. Këtë mision e kanë transmetuar dijetarët tanë që nga koha e sahabëve, ashtu që kanë arritur në të gjitha pjesët e botës. Gjatë asaj periudhe, fuqia madhështore arriti në të gjitha pjesët e botës, në Lindje dhe në Perëndim, arritën në Evropë, Amerika ende nuk ishte zbuluar për atë kohë. Këta njerëz, të cilët i përgatiti Allahu për ta bartur këtë mision e zgjuan botën, këta njerëz e transmetuan këtë mision nga toka e arabëve, nga vendi i cili nuk kishte civilizim si Babiloni. Këta njerëz ishin nxënës të dijetarëve të cilët e bartën misionin e Kuranit, sunetin si komentim, si dhe diturinë e sahabëve, pastaj me nxënësit e tyre erdhën në të gjitha pjesët e botës, e zgjuan këtë bashkësi dhe i dërguan njerëzit e saj, dhe ata ishin njerëz! Ata ia arritën që, në të njëjtën kohë, të dërgojnë katër ushtritë më të mëdha dhe të fitojnë. Një komandant ushtarak ishte nisur në drejtim të Kinës, tjetri kah Lindja, pastaj një tjetër kah India, që ishte arabi i ri Muhamed bin Kasim. Për në Evropë ishte nisur komandanti ushtarak Musa bin Nusair dhe me të komandanti i njohur i ushtrisë afrikane. Këta katër marshuan në provinca të ndryshme dhe për më pak se një shekull e realizuan idenë e internacionalizmit të Islamit.

Unë sot po ju drejtohem për herë të fundit …

Turqia, ky vend i madh, për herë të parë unë këtu erdha në vitin 1967, kur arabët u shpërndanë përpara Izraelit, kur u mundën. Atëherë i vizitova shtetet arabe dhe atëherë ndjeva një ankth, atëherë më thanë të vija në Turqi dhe unë erdha, duke ecur rrugëve u çudita që nuk kishte drunjë të mbjellur, pastaj, disa vjet më vonë erdhi vëllai im i madh Rexhep Taip Erdogani, i pari i cili këtu sot e themeloi shtetin islamik në kuptimin e vërtetë të fjalës, ai e ndryshoi shtetin, i ndryshoi rrugët, i mbushi me drunjë, i ndërtoi rrugët, në kuptimin e vërtetë filloi një jetë të re në këtë vend, dhe ne e lusim Allahun e Plotfuqishëm që t’i dhurojë begati këtij shteti dhe të kthehet në vendin e lartë si atëherë kur e udhëhoqi botën, botën islame.

Bota islame ka përjetuar mundime të mëdha gjatë historisë, na e morën udhëheqjen dhe ummeti u paralizua, atëherë turqit luftuan në të gjitha anët. Në atë kohë, disa historianë kanë shkruar se historia e Islamit filloi prej fillimit, sepse shteti islam u shemb dhe këta e ngritën flamurin e Islamit përsëri. Këtë e bënë Selxhukët me anë të pushtimeve të tyre të mëdha, qofshin ato ushtarake ose shkencore. Selxhukët patën dijetarë të mëdhenj siç ishte Gazaliu dhe mësuesit e tij. Mund të them se Selxhukët ishin të parët që luftuan kundër kryqtarëve që nga momenti i ardhjes së tyre. Luftoi edhe Nurudin Zenki dhe djali i tij Imadudin Zenki, të cilët ia dorëzuan flamurin Salahuddin Ejubit. Selxhukët vazhduan ta bartin flamurin në shumë vende dhe atë ua dorëzuan bijve të tyre, bijve të Osmanit, kurse Osmani ishte pasardhës i Selxhukëve, të cilët i dhanë kontribut të madh veprimtarisë islame. Prandaj, përsëri po përtërihet ky shtet i madh islam pas rënies dhe pas bartjes së flamurit islam, si dhe pas fitimit të shumë vendeve në Evropë. Edhe ne tani jemi në Evropë, Stambolli është qyteti të cilin turqit muslimanë e morën dhe ia sollën flamurin e Islamit, në fund ia lanë flamurin, kurse tani Allahu dëshiron që përsëri ta mbajnë flamurin.

Vëllezër, flamuri i Islamit përsëri do të ngritët kur Allahu ka ndihmuar në këtë kohë dhe e ka ndihmuar vëllanë tonë të dashur, luftëtarin, asketin, i cili e solli flamurin në të gjitha anët. Rexhep Taip Erdogani e solli flamurin e Islamit duke mos pasur asgjë, lira ishte në rënie të madhe, derisa vëllezërit tanë turq të rinj, nuk e trazuan umetin përsëri. Ata të cilët nuk e duan Islamin dhe të cilët nuk duan që umeti të kthehet si fuqi e madhe siç ishte më parë, po përpiqen t’i ngritin kurthe Turqisë, pas së cilave qëndron Perëndimi, dhe gati do të fitonin, po mos të ishte Allahu në anën e këtyre vëllezërve, me Erdoganin dhe popullin e tij, Ai u ndihmoi këtyre, ua përshkroi fitoren dhe i shpëtoi nga e keqja e tyre (Perëndimit). Allahu i ndihmoi Erdoganit dhe gjithmonë do ta ndihmojë, derisa rreth vetes ka muslimanë të sinqertë, besimtarë të cilët nuk janë të rrejshëm, besimtarët e sinqertë e ndihmuan Erdoganin dhe Turqinë, si dhe të gjithë ata që thonë “La ilahe il-lallah Muhamedun resulullah”, dhe për këtë arsye ne kemi ardhur këtu në Turqi, që t’i shtrëngojmë duart me vëllezërit tanë.

Arabët e parë fillimisht e bartën flamurin e Islamit, për fat të keq atë e humbën arabët e sotëm, e humbën Islamin në shtetet e tyre, por edhe në shtetet tjera. Paramendoni, Arabia Saudite, e cila mban emër arab, të cilit ia ka bashkuar edhe emrin e dy haremeve, duhet ta bartë këtë emër me krenari dhe të punojë për të, dhe jo të punojë kundër tij, kjo nuk është e lejuar.

Vëllai ynë, Selman Aude, Shejh Hamza dhe shumë vëllezër të tjerë të sinqertë janë në burg, për këta vëllezër askush nuk flet dhe askush nuk di se çka ka ndodhur me ta. Ata as që kanë folur, ndërsa po thonë: Ata janë me Jusuf el-Kardavin. Deri më sot paraqitjet, nuk kanë thanë se ata kishin rënë para këtij njeriu, ata vetëm kanë punuar me mua, por kanë refuzuar të më sulmojnë mua dhe të ngjashmit me mua.

Ky njeriu Xhemal Hashugxhi, ka thënë se nuk është opozitar, por si mund të jetë që dikush që nuk ju bindet urdhrave të tyre, më pas duhet të vritet, dhe vepruan çka vepruan, e mbyten njeriun dhe e fotografuan. Shikoni, ai erdhi në Konsullatë me një grua turke me të cilën donte të martohej, të cilës i kishte thënë se ka frikë se mund ta arrestojnë, nuk imagjinoi se këta njerëz do ta vrisnin. Ai shkoi aty, por ata njerëz deshën t’i bëjnë keq. Sapo hyri, ata njerëz të cilët ishin të përgatitur e sulmuan dhe e vranë. Ata erdhën me dy aeroplanë dhe e vranë, dhe siç kanë publikuar autoritetet turke, e kishin helmuar me helm dhe pastaj me të tjerët e kishin transferuar.

Vëllezërit e mi janë këmbëngulës dhe duhet të jenë këmbëngulës, e me ta edhe të gjithë muslimanët, të gjithë njerëzit e civilizuar, të gjithë njerëzit e rëndësishëm. Me vullnetin e Allahut, Turqit do të fitojnë, do të fitojnë edhe muslimanët, do të fitojë edhe ky koncepti madhështor islam i udhëhequr nga bijtë e këtij vendi.

Nuk dua të flas më, kjo është përshëndetje për ju, vëllezër, për herë të fundit. Vitin e kaluar, kam ardhur dhe i kam thënë vëllait tim Issam el-Beshirit dhe disa vëllezërve, se kjo është për mua hera e fundit, kurse tash erdha t’i përshëndes vëllezërit në këtë kongres, dhe ky kongres është kongresi im i fundit, kështu që desha t’i shohë vëllezërit nga Evropa dhe le të themi të gjithë: Zoti im dhe Zoti juaj është Allahu, Allahu është me ju dhe me ne, Allahu neve kurrë nuk do të na braktis. Allahu i Plotfuqishëm, i ka ndihmuar muslimanët më herët dhe do t’i ndihmojë ata edhe tani dhe do t’i ndihmojë edhe pas kësaj. Allahu do t’i ndihmojë muslimanët deri në Ditën e Kiametit, Allahu do ta ndihmojë umetit të Muhamedit (savs) dhe do ta bartë flamurin e Islamit.

Vëllezër, Allahu ju ndihmoftë dhe ju shpërbleftë dhe Es-selamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu.

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress.info)

Loading...