Gjorge apo Sejdo janë krejt njësoj kur mungon shteti ligjor!

Shpërndaje

Nga, Abdulla Mehmeti

Zgjedhjet presidenciale ende nuk janë në rend dite në Maqedoni, por ndryshimet kushtetuese!

Pse nuk debatohet për zgjidhjen konsesuale të çështjeve të hapura, siç janë barazia kombëtare e shqiptarëve dhe e gjuhës shqipe, tepër të rëndësishme për të ardhmen e qytetarëve dhe të këtij shteti, por vetëm për çështjet në interes të partive politike?!

E, sikur të mbyllet ky debat i hapur pa kohë dhe pa kuptim, dhe një Sejdo Bajramoviç të zgjidhjet kryetar shteti në Maqedoni, sa të lumtura do të ishin disa parti në pushtet!

Por, çfarë i mungon këtij presidentit aktual përveç mendjes dhe njohjes së realitetit në shtetin, të cilin i kanë thënë të tjerët se ai e udhëheq, por ai kurrë këtë nuk e ka kuptuar?!

Ky president e shkel kushtetutën, ligjet dhe konventat ndërkombëtare, siç i shkilin edhe disa të tjerë;

– punon për të huajt jo për vendin e tij, siç punojnë edhe shumë të tjerë;

– e ndjen veten se është mbi shtetin dhe ligjin, siç mendojnë edhe të tjerë;

– nuk din të mendojë se çdo mandat ka një fund, siç nuk dinë të mendojnë edhe disa të tjerë;

– i urren shqiptarët me loçkën e zemrës, siç i urrejnë edhe shumë të tjerë;

– që nuk e kupton se pushteti është i përkohshëm, ndërsa populli i përjetshëm, siç nuk e kuptojnë shumica e politikanëve në këtë vend!

Nga kjo del se në këtë shtet fare nuk ka rëndësi kush do të jetë president i radhës, Gjorge apo Sejdo, sepse shumica nuk e kanë kuptuar ende se emrat e njerëzve në këtë çështje janë të parëndësishëm, përderisa në këtë lojë mungon NJERIU, ndërgjegjja, përgjegjësia dhe shteti ligjor, që duhet ta respektojë secili qytetar, sidomos presidenti i shtetit dhe drejtuesit tjerë të pushtetit!

(9.XI.2018)

Loading...