Glauk Konjufca padit Milaim Zekën pas akuzave të rënda ndaj tij dhe Vetëvendosjes (Video)

Shpërndaje

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka paditur të enjten deputetin e Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka.

Padia ndaj Zekës vjen pas akuzave të rënda të tij në drejtim të Konjufcës dhe Vetëvendosjes, dukë thënë se ka video incizime që në zyrat e këtij subjekti është bërë seks “dyshe” e “treshe”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Konjufca, gjatë një paraqitjeje të drejtpërdrejtë në televizionin T7, në natën e së enjtes.

“Milaim Zeka shpërtheu se unë i thash që është hajn”, ka deklaruar Konjufca.

“Jo vetëm që është hajn, por edhe bandit, matrapaz, shpifës, zhvatës dhe shpërdorues”, është shprehur deputeti i VV’së.

“E kam paditur Milaim Zekën, për videot që po akuzon”, ka thënë Konjufca në T7. /Express/

Loading...