Goran Rakiq për taksën 100% ndaj Serbisë: Luftë për serbët e Kosovës

Shpërndaje

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka reaguar ndaj vendimit për taksen 100% për importet nga Serbia, me ç’rast ka thënë se Prishtina përmes këtij vendimi dëshiron ta dëbojë gjithë popullin serb nga Kosova.

“Ky është një njoftim jozyrtar lufte për serbët e Kosovës. Nëse kjo çmenduni nuk ndalet populli serb nuk do të ketë gjasa të mbijetojë në Kosovë dhe Metohi”.

Rakiq gjithashtu kërkoi reagim të menjëhershëm të Beogradit lidhur me këtë çështje.

Ndryshe, Qeveria Haradinaj gjatë mbledhjes së sotme ashpëroi vendimin për taksë ndaj produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnja duke e rritur atë nga 10% në 100%.

Loading...