Gruevskit i ulet rroga e deputetit për 5%

Shpërndaje

Deputetit që mungon më së paku tre herë një pas një në seancat e Kuvendit, i hiqen 5% nga rroga
Në koordinim te kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, u mor konkludimi se deputeti Nikola Gruevski, prej ditës së sotme konsiderohet si mungues pa arsyetim, duke i marrë parasysh informatat e organeve kompetente se ai është në ikje.

Nga kuvendi përmes një njoftimi bëjnë të ditur se sipas Nenit 30 të Rregullores për punë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, deputeti i cili është i penguar të jetë i pranishëm në seancë të Kuvendit, nëpërmjet Grupit parlamentar e informon kryetarin për mungesën. Më tej në njoftim theksohet se deputetit i cili mungon më së paku tre herë një pas një në seancat e Kuvendit, e për këtë nuk e ka informuar kryetarin, i hiqen 5% nga rroga për çdo ditë mungesë, për çka nxjerr akt Komisioni për Çështjet e Zgjedhjeve dhe Emërimeve. Ky nen do të vlejë për mungesën e paarsyetuar të deputetit Nikola Gruevski.

Loading...