Haradinaj: Prekazi është vendi ku i bashkon të gjithë shqiptarët

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kanë vizituar kullën e Jasharajve, ku janë pritur nga Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari.

Ata të shoqëruar edhe nga kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe kryefamiljari i familjes Jashari, Rifat Jashari kanë vënë kurora me lule te varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari.

Me këtë rast Haradinaj, u shpreh se

“Prekazi është vendi ku i bashkon gjithë shqiptarët”, duke thënë se ka nderin që bashkë me kabinetin e Shqipërisë dhe kryeministrin Rama të bëjnë homazhe në Prekaz, thuhet në njoftimin e zyrës për Informim të Qeverisë, përcjellë Klan Kosova

Ndërkaq numri një i ekzekutivit shqiptar Edi Rama, falënderoi për mikpritjen dhe mundësinë që të nderojnë historinë e lavdishme të kësaj familje, kësaj toke.

“Nuk ka vend më të përshtatshëm për t’i uruar të gjithë shqiptarët kudo që janë për festën e flamurit kuq e zi, flamurit me shqiponjën dy krenare që është simboli që duhet të na inspirojë çdo ditë për të qenë një trup dhe dy shtete me sytë drejt bashkimit tonë kombëtar në Evropën e Bashkuar”.


E kreu i Kuvendit Kadri Veseli u shpreh se

“Dita e flamurit është shpresë, perspektivë, bashkim dhe ecje përpara në realitetin në të cilin jemi”.

Rifat Jashari, vëllai i Komandantit Legjendar Adem Jashari, falënderoi të dy kabinetet qeveritare për vizitë, duke uruar festat e nëntorit.

“Uroj që gjithmonë të jemi bashkë ashtu sikur jemi sot këtu”, tha Rifat Jashari.

Loading...