Haradinaj thotë se procesi i liberalizimit të vizave nuk ka dështuar (Video)

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj beson se vizat për qytetarët e Kosovës do të liberalizohen vitin që vjen.
Në emisionin Pressing me Leonard Kerqukin në T7 Haradinaj ka siguruar qytetarët se procesi i liberalizimit të vizave nuk ka dështuar.

“Unë mendoj se jemi në proces. Nuk është që kjo punë ka dështuar”, tha Haradinaj.

“Ende është mundësia me hy në agjendë. Duhet të gjithë të punojmë”, shtoi ai.

Ndërkohë më optimist i pari i ekzekutivit është për anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

“Ka shumë mobilizim te amerikanët, gjermanët, italianët. Kemi lyp vota ku s’kemi mujt”, tha Haradinaj.

Loading...