Haradinaj uron “28 Nëntorin”, thotë se kjo festë na mbanë bashkë si komb

Shpërndaje

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e festës së 28 nëntorit, Ditës së Flamurit.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Dita e Flamurit shënon rimëkëmbjen tonë dhe na kujton nëpër shekuj se kush jemi dhe na mbanë bashkë si komb.

Kryeministri ka kujtuar po ashtu ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari, si dhe daljen në skenë të UÇK-së, 21 vite më parë.

Postimi i plotë:

Të nderuar bashkëkombas,

Sot, jemi NJË në zemër, ashtu siç ishim e do të jemi gjithmonë.

Dita e Flamurit, shënon rimëkëmbjen tonë, na kujton nepër shekuj se kush jemi dhe na mbanë bashkë si komb.

Në këtë ditë të veçantë, që koincidon me daljen në skenë të UÇK-së dhe ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari, kujtojmë sakrificën e shumë brezave dhe nderojmë veprën e të rënëve në kohë e përpjekje të ndryshme për liri, pavarësi e dinjitet kombëtar.

“28 Nëntori” i bekuar, është historia jonë e lavdishme dhe synimi ynë për të ardhmën e përbashkët në vlerën euro-atlantike.

Urime festa e përjetësuar ndër shqiptarë!.

Loading...