Haradinaj viziton familjen që humbi katër familjarë në aksidentin e djeshëm

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i shprehu ngushëllimet në emër të Qeverisë dhe tërë popullit të Kosovës, familjes Shala nga Poneshi i Gjilanit të cilët humbën katër familjarë nga aksidenti i djeshëm në Mramor të Prishtinës.

Ai tha se qeveria do të mbështes financiarisht familjen Shala, njofton Klan Kosova.

Ja postimi i plotë i tij në Facebook:

Familjes Shala nga Poneshi i Gjilanit, e cila nga aksidenti i djeshëm humbi katër familjarë, i shpreha ngushëllimet më të thella, në emër të Qeverisë dhe tërë popullit të Kosovës. Qeveria e vendit, edhe përmes ndihmës financiare, do t’u qëndrojë afër në këtë humbje të madhe.

Loading...