Haradinaj viziton memorialin e ushtarëve të KFOR-it gjerman në Prizren

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka vizituar kampin ushtarak të KFOR-it gjerman në Prizren dhe memorialin e ushtarëve.

Këtij kampi sot i janë dhuruar rreth 2 milionë euro pajisje teknologjike të Bundeswehr-it.

Haradinaj ka thënë se populli i Kosovës do t’i mbetet përherë mirënjohës shtetit dhe popullit gjerman.

Publikimi i plotë i Haradinajt:

“Si dëshmi e kujdesit të vazhdueshëm të Gjermanisë për popullin tonë, rreth 2 milionë euro pajisje dhe teknologji të Bundeswehr-it, sot i janë dhuruar Kosovës. Këtë paradite, së bashku me një pjesë të kabinetit qeveritar, në Kampin ushtarak në Prizren e filluam vizitën e punës me nderime te memoriali i ngritur për ushtarët gjermanë që kanë shërbyer në Kosovë për paqe. Parku Inovativ – Trajnues, i cili po shndërrohet në një adresë të fuqishme të shtetit gjerman në vendin tonë, ka arritur në fazën finale. Krijimi i këtij Parku, ku do të qëndrojë përherë i ngritur lartë flamuri gjerman, është një bazë e fortë e miqësisë Kosovë-Gjermani. Duke qenë se Gjermania është pikëmbështetja strategjike e Kosovës, si Qeveri vazhdojmë përkushtimin që të dinamizohet bashkëpunimi i gjithanshëm me Berlinin zyrtar. Populli i Kosovës, përjetësisht mirënjohës shtetit dhe popullit gjerman”, ka shkruar Haradinaj.

Loading...