Hiqet “Shqiponja” në Tiranë e financuar edhe nga Lazim Destani (Foto)

Shpërndaje

“Lamtumirë Shqiponjë!”

Është hequr ditën e sotme simboli i shqiponjës i vendosur në vendin e qujtuar nga lokalët “Rrethrrotullimi i Doganës” në hyrje të Tiranës.

Shqiponja vepër e derdhur në çelik të rëndë, me lartësi 10 metra (shqiponja, 6 metra e lartë dhe me bazament katër metra), u vendos me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë në një ceremoni të organizuar asokohe nga kryeministri Berisha e kreu i Bashkisë Lulzim Basha si dhe kontribut të dhënë edhe nga Lazim Destani, në nëntor 2012.

Shqiponja është hequr pasi në vend të rrethrrotullimit do të ndërtohet mbikalim për lehtësimin e lëvizjes së mjeteve në këtë nyje shumë të rëndësishme të kryeqytetit.

Nga sot “Sheshit Shqiponja” do ketë vetëm emrin të tillë, pasi simboli nuk është më.

Loading...