Humb jetën edhe personi i katër në aksidentin e Mramorit

Shpërndaje

Ka humbur jetën në QKUK edhe përsoni i katërt nga aksidnenti i cili ndodhi mbrëmë në magjistralen Prishtinë-Gjilan me saktësisht në fshatin Mramor.

Këtë e ka bërë të ditur policia e Kosovës në raporton e saj.

“Rr. Nacionale Prishtinë-Gjilan (Mramor), 16.11.2018-17:12. Raportohet aksident trafiku me përfshirjen e tri automjeteve; dy automjete me tabela vendore dhe një automjet me tabela diplomatike. Si pasoj e aksidentit në vendin e ngjarjes jetë ka ndërruar njëri vozitës mashkull dhe një pasagjere femër shqiptare, ndërsa dy pasagjerët, një mashkull dhe një femër shqiptare, kanë ndërruar jetë në QKUK-ë”. thuhet në raportin e policisë, përcjell ORAinfo.

Policia tutje ka njoftuar se si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë marrë gjashtë persona të tjerë të përfshirë në aksident, katër prej tyre shtetas truq, si dhe dy persona shqiptarë.

Kujtojmë që në mesin e të lënduarve ishte edhe ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, pasi edhe eskorta e saj ishte e përfshirë në aksident.

Loading...