Ilir Meta: Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshi po rikthehen në Prizren duke na bërë bashkë

Shpërndaje

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, deklaroi se ndjen kënaqësi dhe nder të veçantë që është prezent në përurimin e shtatoreve të tre liderëve historik të Prizrenit.

Meta tha se me vendosjen e këtyre shtatoreve,  Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshi po rikthehen në Prizren duke i bërë bashkë të gjithë në nderim të tyre.

“Të përfitojmë nga ky moment, të bëjmë thirrje të bashkëpunimit dhe bashkimit të të gjithë shqiptareve në interes të prosperitetit të kombit tonë”.

Meta falënderoi të gjithë që punuan në realizimin e këtyre shtatoreve.

Loading...