Ish drejtori i Policisë kosovare, Shpend Maxhuni merret në pyetje nga deputetët në lidhje me gylenistët
Drejtori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë dhe ish drejtori i Policisë Shpend Maxhuni do të merret në pyetje nga deputetët, anëtarë të komisionit hetimor parlamentar në lidhje me dëbimin e gjashtë shtetasve turq në mars të këtij viti.
Në kohën kur ka ndodhur ngjarja ku shtetasit turq pa kurrfarë procedure janë dëbuar për në Turqi, Maxhuni ka qenë drejtor i Policisë së Kosovës.Në lidhje me këtë rast në atë kohë janë shkarkuar ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj dhe Driton Gashi, i cili ka qenë shef në AKI.
Në vend të Gashit shef i AKI-së është emëruar Maxhuni ndërsa Gashi tash është emëruar sekretar në Presidencën e Kosovës./KosovaPress/
Loading...