Ish-ministri Tahiri publikon dokumentin e rëndësishëm dhe bën deklaratën e fortë
Ish-ministri Saimir Tahiri ka dalë në konferencën e paralajmëruar për shtyp, ku ka publikuar dokumentin e prokurorisë italiane e cila i ka kërkuar gjykatës italiane pushimin e çështjes së Tahirit, pasi ka dalë në konkluzionin se Saimir Tahiri nuk ka lidhje në asnjë veprimtari krimianle.
“Në datë 24 tetor 2017, unë dola në konferencë për shtyp dhe deklarova se ndaj meje nuk kishte asnjë hetim. Atëherë ajo dorë e zezë lëvizi fort për të thënë se letrat janë të falsifikuara. Për të vërtetën time para publikut, unë kërkova që krahas hetimeve në Shqipëri, kërkova të hetohem edhe në Itali.
Prokuroria e antimafias italiane regjistroi ndaj meje një hetim. Ata prokurorë atje hetuan edhe pretendimet e prokurorisë shqiptare për përfshrijen time në grupe kriminale.
Prokuroria italiane kërkoi Gjykatës Italiane pushimin e hetimeve ndaj Saimir Tahirit sepse nuk është i përfshirë e nuk ka dorë në asnjë veprimtari kriminale. Gjykata Italiane e ka miratuar pushimin e hetimeve për Saimir Tahirin. Ajo që ka rëndësi sot ësht vetëm një gjë. U akuzova dhe nuk bëra politikë. Autoritetet italiane me vendim të formës prerë kanë mbyllur hetimet se nuk kam lidhje me asnjë veprimtari të jashtëligjshme”, deklaroi Tahiri
/Agjensia e Lajmeve Sot News/