Ivanovi jashtë vendit, pse Talat Xhaferi nuk po e nënshkruan Ligjin për gjuhët ?

Shpërndaje

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov prej dje është për vizitë zyrtare në Mbretërinë e Jordanisë. Sipas Kushtetutës, kur nuk është prezent presidenti i shtetit, atë e zëvendëson kryetari i Kuvendit. A ka të drejtë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi të nënshkruajë Ligjin për përdorimin e gjuhëve, që në BDI e quanin “ligji për zyrtarzimin e gjuhës shqipe”, deri sa Ivanov nuk është në vend? Ekspertët e të drejtës kushtetuese janë të ndarë lidhur me këtë çyshtje, por ekspertët shqiptarë janë të bindur se Talat Xhaferi ka të drejtë ta nënshkruajë ligjin.

Ata rikujtojnë se në këtë drejtim në Maqedoni veçmë ka praktikë të krijuar, kur në vitin 1997 ish kryeparlamentari Tito Petkovski në mungesë të Kiro Gligorovit ka nënshkruar Ligjin për përdorimin e simboleve. Prandaj çdo zvarritje ata e konsiderojnë si dëshmi për pafuqi të BDI-së, partisë që i takon Xhaferi, ose si taktizim të kësaj partie, që Ligji të mos hyjë në fuqi deri në momentin kur ata do të munden të përfitojnë më shumë pikë politike.

Ekspertët poashtu rikujtojnë se ekzistojnë të gjitha parakushtet për hyrjen e këtij ligji në fuqi, sepse Parlamenti e ka miratuar edhe herën e dytë, pas refuzimit të Ivanovit që ta nënshkruajë pas refuzimit të parë?

Ata poashtu theksojnë se nuk duhet harruar që kohën e fundit janë përmirësuar në mënyrë misterioze raportet mes BDI-së dhe presidentit Ivanov, të cilin më herët e quanin president jolegjitim.

Edhe veprimtari nga Kërçova Gafurr Adili para disa muajve pat deklaruar për Lajm.Tv se BDI-së nuk i konvenon dekretimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe hyrja e tij në fuqi.

Gjatë ditës së nesërme Gazeta Lajm do të kërkojë qëndrim zyrtar lidhur me këtë çështje nga kryeparlamentari Talat Xhaferi, ose do të publikojë reagimin e tij eventual që mund të vijë brenda kohës.

Loading...