Japin dorëheqje zyrtarisht kryetarët nga veriu (Video)

Shpërndaje

Ani pse kishin paralajmëruar dorëheqjet e tyre, katër kryetarët e komunave veriore, nuk e kishin bërë këtë dorëheqje në mënyrë zyrtare gjatë së martës. Mirëpo për T7, zyrtarë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, tregojnë që dorëheqjet të cilat i kanë paraqitur kryetarët, kanë arritur.

Me duartrokitje u prit dorëheqja e katër kryetarëve nga Veriu.

Kryetari i veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq, ai i Leposaviqit, Zoran Todiq, kryetari i Zubin Potokut, Stevan Vuloviq si dhe kryetari i Zveçanit, Vucina Jankoviq vendosën ta ndërprejnë gjithë komunikimin me institucionet kosovare.

Këtë e bënë përmes një konference, ku paraqitën rezolutën prej katër pikash.

Ani pse u bë bujë e madhe, kjo dorëheqje u zyrtarizua gjatë së martës vetëm nga kryetari i Zubin Potokut.

Rrjedhimisht këto dorëheqje nuk ishin valide.

Por kjo ka përfunduar ditën e enjte, kur të katër kryetarët e komunave veriore, zyrtarisht kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Këtë e bën të ditur për T7, MAPL’ja përmes një përgjigjeje me shkrim.

“Dorëheqjet të cilat i kanë paraqitur Kryetarët para disa dite, kanë arritur në MAPL” .

Zyrtarë nga Ministria njoftuan se në kontakt me Zyrën e Presidentit, shpallen zgjedhjet.

Loading...