“Kërkojmë dorëheqjen e ministrit Duraku”

Shpërndaje

Shoqata për kanabisin dhe politikat e gjelbra “Bilka” – Shkup, si një shoqatë qytetare që merret dhe lufton për ruajtjen dhe përmirësimin e mjedisit, ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme dhe të parevokueshme të ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraku, përcjell Infomagazin.

“Deklarata e fundit e ministrit Duraku se ai nuk merret me qytetarët që kanë vendosur ta padisin për shkak të ajrit të ndotur, është vetëm hera e fundit fundit e cila e ka derdhur kupën. Një fakt i njohur është se ministri i quajtur është jashtëzakonisht pasiv në resorin e tij dhe qytetarët shpesh gabimisht mendojnë se ministër është Jani Makraduli, i cili është zv.ministër dhe jo Sadulla Duraku. Qytetarët dhe për ne si shoqatë është plotësisht e paqartë se cili është roli i këtij njeriu, përveç përfitimeve si ministër, nuk e shohim kontributin e tij të veçantë për mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit”, thonë nga shoqata.

Nga shoqata thonë se kjo nuk është hera e parë që Duraku plotësisht injoron shoqatat e qytetarëve, që në fakt ai vetë duhet të jetë i shqetësuar me këto çështje.

Loading...