Komisioni i Kuvendit votoi për marrjen mandatit të deputetit Nikolla Gruevskit

Shpërndaje

Komisioni për çështje mandatare dhe të imunitetit me shumicë votash vendosi që t’i merret mandati i imunitetit ish-kryeministrit dhe deputetit të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski.

Gjashtë kërkesat e gjykatës u votuan me 5 vota për dhe asnjë kundër,ndërsa në seancë nuk morën pjesë anëtarët e OBRM-PDUKM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i Komisionit Pavle Bogoevski tha se Gruevski është njoftuar me kohë për mbledhjen, ndërsa shprehu keqardhje që një vendim i tillë merret pasi i njëjti tanimë është në arrati.

Loading...