Kosovë, nuk miratohet rezoluta për dialogun me Serbinë

Shpërndaje

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, nuk kanë miratuar rezolutën nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. Rezoluta e LDK-së opozitare e përkrahur nga Lëvizja Vetëvendosje, morri 50 vota nga gjithsej 90 deputetë që ishin në sallë.

Shefi i grupit parlamentar të partis në pushtet, Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka deklaruar se deputetët e pozitës nuk marrin pjesë në votimin e rezolutës së propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pasi është një kurth i padrejtë që ata nuk do të bienë.

Në fund, rezoluta nuk është miratuar pasi nga 90 deputet ka marrë vetëm 50 vota. Ndërsa, deputetët e LDK-së dhe VV-së lëshuan sallën.

Loading...