Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi pas 5 viteve qeverisje do të blejë 5 autobusë (VIDEO)

Shpërndaje

Këshilltarët e komunës së Tetovës i kanë dhënë drite jeshile propozim vendimit që t`i jepet prioritet projektit “Furnizimi i komunës me autobusa për nevojat e Ndërmarrjes publike për transport publik”.

Me këtë vendim këshilltarët i kanë mundësuar komunës që të aplikojë në Ministrinë e Financave për marrje të broxhit me një normë interesi porej 0.8 përqind për të pajisur ndërmarrjen me autobusa dhe përfundimisht të aktivizohet transporti publik në qytetin e Tetovës.

Në ndërkohë këshilltarët e opozitës akuzuan pushtetin lokal se pse lejuan në të kaluarën që të shuhet një ndërmarrje publike siç ishte Polet kurse adresuan edhe pyetje ndaj kryetares së komunës së Tetovës Teuta Arifi se pse është tërhequr nga kërkesa që të kërkohet ndihmë nga qeveria që e njejta të pajisë me autobus komunën e tetovës njejtë sikurse në të kaluarën kur Ministria e Transportit kishte siguruar autobus për komunën e Shkupit.

Megjithë vërejtjet që kishin këshilltarët ata përkrahen këtë propozim që komuna e Tetovës të pajiset me pesë autobus dhe të startojë me punë edhe ndërmarrja publike që është themeluar para gati se tre vitesh por që nuk është funksinalizuar asnjëherë.

Loading...