Kurani me shkronja të qendisura, atraksion për qindra mijëra njerëz

Shpërndaje

Që nga viti 2012, qindramijëra persona kanë pasur mundësinë ta shohin Kuranin e përgatitur përmes qendisjes nga siriani Muhammed Maher Hadri, i cili para katër viteve migroi në Turqi për shkak të luftës në qytetin e tij Halep, shkruan Anadolu Agency.

Hadri përfundoi punën e tij të qendisjes së librit të shenjtë në pëlhurë përmes makinës qepëse për një periudhë prej 12 vitesh, nga viti 2000 deri më 2012, ndërsa pas përfundimit, ekspozitën e parë e kishte hapur në Iran.

E përbërë nga 12 vëllime me përmasa 80 centimetra gjatësi dhe 60 centimetra gjerësi dhe të rënda 200 kilogramë, vepra e Hadrit nga viti 2012 është shfaqur në Siri, Liban, Kuvajt, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar.

Para katër viteve, ai u shpërngul në Turqi për shkak të luftës civile në Siri.

Hadri, i cili aktualisht vazhdon veprimtarinë në Bursa, ua ka mundësuar qindra mijëra personave edhe në Turqi ta shohin veprën e tij përmes ekspozitave në Stamboll, Gaziantep, Trabzon dhe Bursa.

Hadri, baba i tre fëmijëve, i cili ekspozitën e fundit e hapi në qytetin e Bursës, tha për Anadolu Agency (AA) se interesimi i madh për veprën e tij e bën atë shumë të lumtur.

Për foto klilkoni në linkun më poshtë:

Anadolu Agency

Loading...