Kurti: Thaçi e Pacolli nuk ishin në konferencën e INTERPOL-it, ata ishin thjesht në Dubai

Shpërndaje

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha sot pas dështimit për tu anëtarësuar në INTERPOL se me këta njerëz të njëjtë që e përfaqësojnë Kosovën nuk mund të ketë rezultate tjera.

Kurti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Thaçi e Pacolli nuk ishin në konferencën për INTERPOL, po thjesht ata ishin vetëm në Dubai.

“Pas dështimit për anëtarësim në UNESCO, Kosova dështoi për t’u anëtarësuar edhe në INTERPOL. Me këta njerëz të njëjtë që na përfaqësojnë dhe prijnë me shtetin nuk mund të kemi rezultate të tjera. Në këtë dështim kishte gjithçka përveç rastësisë. As nuk dinë dhe as nuk duan të përgatiten. Nuk shkojnë jashtë vendit si zyrtarë të përgjegjshëm të shtetit tonë por si personalitete të show-biz-it ndërkombëtar siç e imagjinojnë veten. Thaçi e Pacolli nuk ishin në Konferencën për INTERPOL në Dubai. Thjesht, ata ishin vetëm në Dubai. Serbia dhe Rusia e bënë punën e tyre shoviniste ashtu qysh i kemi njohur gjithmonë, por këta dy punën e kujt e bënë?”, shkruan Kurti. /Telegrafi/

Loading...