Kush është Ina Nuka, policja që la sot dy gishta në protestën para Kuvendit (Video)

Shpërndaje

Fotoja e mësipërme i përket Ina Nukës, e bërë fill pas operacionit në spitalin e Traumës mbi dorën e saj të djathtë.

24 vjeçarja ka humbur dy gishtërinj për shkak të shpërthimit të një kapsolle të hedhur në protestën e bërë ktë mesditë në ambientet përballë parlamentit nga ana e banorëve të Astirit.

Video e saj teksa ulërinte nga dhimbjet është bërë virale kudo në media.

Ina Muka është aktualisht pjesë e “Shqiponjave”, konkretisht bën pjesë në repartin e “Shigjetave” (efektivët që kryejnë lëvizjen e tyre me motorra të shpejtë)

Ina jeton e vetme, me qira. Babai i saj është i pa punë, ndërsa nëna ekonomiste. Vëllai emigrant në Gjermani. Nuk ka krijuar deri tani një familje pasi i është dedikuar punës, ku kërkon të bëjë karrierë.

Ka mbaruar studimet në Universitetin e Sporteve të Tiranës dhe më tej Akademinë e Sigurisë.

Loading...