Kuvendi dorëzohet para deputeteve të Listës Serbe, nuk hedh në votim këto projektligje
Kryesuesi i seancës së sotme të Kuvendit, Xhavit Haliti, është detyruar të tejkalojë 6 pika të rendit të ditës dhe të mos i hedhë në votim shkaku i mospërkrahjes nga deputetët e Listës Serbe, shkruan Gazeta Express.
Haliti ka thënë se ato pika nuk do t’i hedhin në votim derisa të arrijnë një konsensus me deputetët e Listës Serbe.
Këto janë pikat për të cilat nuk pajtohet Lista Serbe.
1. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,
2. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/ L-010 për Noterinë,
3. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë,
4. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-067 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-063 për Hekurudhat e Kosovës,
5. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-038 për shërbimet postare,
6. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale.