Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën për shtesat e fëmijëve

Shpërndaje

Me 61 vota pro, 1 kundër dhe 2 abstenim, është miratuar në Kuvendin e Kosovës rezoluta e harmonizuar nga grupet parlamentare në lidhje me shtesat e fëmijëve.

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, e cila njëherësh kishte iniciuar këtë rezolutë, para votimit, kërkoi nga të gjithë deputetët që të përkrahin këtë rezolutë dhe që ndarja e shtesave për fëmijë të fillojë vitin e ardhshëm.

Loading...