Ky është vendimi i Qeverisë së Kosovës për bllokadën ndaj produkteve serbe (Dokument)

Shpërndaje

Në vendimin e Qeverisë thuhet se është ndryshuar dhe plotësuar vendimi i kaluar për vendosjen e taksës prej 10 për qind. Nga sot qeveria ka vendosur që ta rritë masën në 100 për qind ndaj produkteve serbe.

Sipas vendimit të Qeverisë, doganat e Kosovës obligohen që menjëherë të ndalojnë importin e produkteve të cilat Kosovës i referohen si “Kosove e Metohi”.

Ky vendim nuk parasheh taksimin e produkteve që prodhohen në Serbi, mirëpo i takojnë brendeve të ndryshme ndërkombëtare.

“Pavarësisht origjinës së mallit të paraparë në paragrafin 1. të këtij vendimi, masa prej 100% nuk aplikohet për markat e njohura tregtare të vendeve të tjera të cilat prodhohen në Serbi, dhe Bosnje dhe Hercegovinë, të cilat janë pjesë e aneksit të bashkëngjitur me këtë vendim”, thuhet në vendim.

Vendimi i Qeverisë vjen një ditë pasi Serbia e bllokoi anëtarësimin e Kosovës në Interpol. Qeveria e Kosovës vendimin e mëhershëm për vënien e taksës ndaj Serbisë e kishte bazuar si kundërpërgjigje ndaj fushatës së egër që po i bëhet shtetit të Kosovës.

Loading...