LAJMI I FUNDIT: Aksion i madh policor në Çair (FOTO)

Shpërndaje

Aksion i madh policor po zhvillohet në Çair, siç mëson Alsat policia i ka zbrazur rrugët e Çairit nga makinat që ndodheshin të parkuara gabimisht dhe po pengonin që të zhvillohet trafiku i rregullt.

Alsat mëson se policia ka marrë masa për largimin e të gjitha makinave të parkuara përgjatë rrugës dhe trotuarevë që janë të dedikuara për kalimtarët dhe po gjobiten për çdo pa rregullësi.

Siç mund ta shihni në fotografitë ekskluzive rrugët e Çairit janë nga të dyja anët të zbrazura nga makinat që pengonin të zhvillohet trafiku nëpër këtë zonë.

Loading...